Vdekja e 25 vjeçares nga Kosova në Tetovë, Alsat: Viktima është S.D. nga Gjakova – çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

05 nëntor 2025 | 22:37

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Burime nga Policia bëjnë me dije për Alsat.mk, se 25-vjeçarja që u gjet e vdekur është S.D nga Gjakova.

Sipas po këtyre burimeve, ajo ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa barna.

E ndjera ishte studente në master, ndërkaq bëhet me dije se organet e rendit janë në kërkim se a ka persona të tjerë të përfshirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores…