Vdekja e 27-vjeçarit në Lipjan, Deliu: Policia duhet të jetë garant i rendit dhe sigurisë, jo faktor frike dhe dhune

07 korrik 2025 | 19:16

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan, shkruan Reporteri.net.

Ajo ka thënë se ky është një rast që hedh hije mbi besimin e qytetarëve në institucionet e sigurisë.

“Si deputete, nuk mund të hesht ndaj këtij fenomeni shqetësues të dhunës policore që po shfaqet në mënyrë të përsëritur dhe alarmante. Kërkoj nga Inspektorati Policor dhe Prokuroria të kryejnë hetim të plotë, të shpejtë dhe të pavarur, dhe pres që përgjegjësit të mbajnë llogari pa asnjë përjashtim”, ka shkruar ajo mes tjerash.

“Policia duhet të jetë garant i rendit dhe sigurisë, jo faktor frike dhe dhune. Çdo shkelje ligjore nga ana e saj është dëm i drejtpërdrejtë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës”, shkruan Deliu-Kodra në Facebook.

Reagimi:

Me tronditje të thellë dhe shqetësim të madh kam ndjekur vdekjen tragjike të 27-vjeçarit Agon Zejnullahu gjatë ndërhyrjes së Policisë në Lipjan. Ky është një tjetër rast që hedh hije të rëndë mbi besimin tonë në institucionet e sigurisë.

Ngushëllimet më të sinqerta i drejtohen familjes së të ndjerit, e cila po paguan çmimin më të lartë për dështimin e sistemit për të garantuar sigurinë dhe dinjitetin e qytetarëve.

Si deputete, nuk mund të hesht ndaj këtij fenomeni shqetësues të dhunës policore që po shfaqet në mënyrë të përsëritur dhe alarmante. Kërkoj nga Inspektorati Policor dhe Prokuroria të kryejnë hetim të plotë, të shpejtë dhe të pavarur, dhe pres që përgjegjësit të mbajnë llogari pa asnjë përjashtim.

Policia duhet të jetë garant i rendit dhe sigurisë, jo faktor frike dhe dhune. Çdo shkelje ligjore nga ana e saj është dëm i drejtpërdrejtë për demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Është e patolerueshme që këto raste të përsëriten dhe të trajtohen si “incidente” të izoluar. Kërkoj një reformë të thellë në sistemin e sigurisë, me mekanizma të fortë mbikëqyrjeje dhe trajnim profesional që garanton respektimin e të drejtave të njeriut.

/Reporteri.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rasti i vdekjes së 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në Lipjan është…