Vdekja e Agon Zejnullahut, dosja e prokurorisë: Një prokuror dhe një gjyqtare qëlluan në vendngjarje, kjo është dëshmia e tyre

10 korrik 2025 | 12:21

Në natën kritike, kur Agon Zejnullahut vdiq në duar e Policisë, në vendin e ngjarjes si dëshmitar kanë qëlluar edhe një prokuror dhe një gjyqtare.

Duke e sjell dosjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, “Betimit për Drejtësi” ka treguar se behët fjalë për prokurorin Ardian Emini dhe bashkëshorten e tij(gjyqtare) Elvira Emini.

Sipas dosjes, prokurori Ardian Emini ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij atë natë kishin dal për të ecur në qytet.

“I njëjti person që për mua ishte i panjohur kaloj me vrap në shiritin e kundërt të rrugës duke bërë me duar para dhe duke penguar automjetet që lëviznin, menjëherë kam kontaktuar Stacionin Policor në Lipjan duke i njoftuar se një person bën veprime të pakontrolluara duke sulmuar kalimtarët e rastit por edhe veturat”, citohet të këtë thënë prokurori.

Ai ka treguar se i ndjeri kishte ndalur një veturë dhe kishte tentuar të hyjë brenda saj.

“… me sa kam parë e ka goditur një person brenda kësaj veture, pastaj vozitësi i kësaj veture ka dalë jashtë dhe se kam parë janë kacafytur mes vete e më pas vozitësi ka hipur në veturë duke u larguar nga vendi i ngjarjes, pastaj qytetari në fjalë ka penguar një veturë tjetër e cila nuk është ndaluar, sa kam vërejtur kjo veturë e ka goditur pak në këmbë dhe i njëjti është rrëzuar në tokë”, ka deklaruar prokurori, duke dhënë detaje tjera.

“… e po ashtu edhe unë jam afruar për ta qetësuar për sigurinë e tij dhe të qytetarëve të tjerë, i njëjti ka qenë në gjendje halucinacione me aq sa unë e kam parë, duke thënë që nuk kam bërë asgjë, merremi vesh si burrat, nuk ju kam përgjigjur duke pritur patrullën policore, personin tjetër i cili ishte ndaluar me veturë e kam njohur si qytetar por emrin e tij nuk e di, i njëjti bisedonte me të dyshuarin duke i thënë se a të dërgoj tek shtëpia apo të dërgoj tek vetura jote”, është shprehur ai.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se ndjeri i kishte treguar se ku e ka veturën, por nuk kishte pranuar ta dërgonte në shtëpi.

“Siç thash sipas njohurive që kam i njëjti ka kundërmuar në alkool dhe sipas përshkrimit tim ka qenë në një gjendje të rëndë të alkoolizuar dhe nga goja kishte vazhdimisht fluska pështyme apo shkumë të bardhë në formë të ballonëve, në anën e majtë mbi vetull ka pasur një plagë dhe ka qenë pak i gjakosur, sytë i ka pasur nç gjendje të hapur jo normale”, është shprehur Emini.

Edhe bashkëshortja e tij, gjyqtarja Elvira Emini, pothuajse njëjtë ka përshkruar situatën.

“Tek vendi i ndarjes mes dy shiritave, e kam vërejtur se i njëjti ishte kapur për shtyllën e ndriçimit të natës, dhe tërhqur zvarrë për shtylle, sa në anën e majftë e në të djashtën. Po ashtu e qitke nga një hap në rrugë, para vetuave që kalonin, dhe përsëri u kthejke”, ka thënë gjyqtarja.

Ajo ka bërë me dije Zejnullahu edhe e kishte goditur atë.

“…deri sa ishte duke biseduar në telefon, unë u koncentrova në rrugë dhe vazhduam te ecim, dhe për njëherë e kam vërejtë hapat e atij personi dhe pasi i kam dëgju hapat, jam mundu mu largu pak, por ishte e kote sepse ai personi më goditi pas kokës, dhe përnjëherë iku, e kaloj rrugën dhe doli prapë në mes të dy korsive duke vazhduar me sjelljet e tij”, është shprehur ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Unë kam qenë shumë e shqetësuar, dhe kisha frikën mos po e sulmon edhe bashkëshortin tim. Pas rreth 10-15 minutash ka ardh patrulla policore, edhe ne momentin kur ka ardh patrulla, ende pa arrit mire, bashkëshorti im u nis në drejtim timin sepse u lodh duke prit dhe ne ato momente ai person u nis pas bashkëshortit tim ne drejtim tonin, dhe ata punëtorët e taksive kanë ikur brenda ne lokal nga frika mos po i sulmon i njëjti, ndërsa unë nuk e dija kah te ia mbaja, kisha friken se mos po vjen me me sulmua mua”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër tentimit dhe ofertave nga skuadra e Milanit, te Club…