Vdekja e babait të Salih Mustafës, Çitaku: Gjykatë e turpshme, kjo s’është drejtësi e njerëzi
25 dhjetor 2025
| 12:12
Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me vdekjen e babait të Salih Mustafës, Calit, duke kritikuar Gjykatën Speciale, pasi siç është raportuar, kjo e fundit s’ia ka lejuar Calit që të vizitojë babën e tij sa ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Çitaku ka thënë se “kjo nuk është drejtësi”, dhe e ka cilësuar Specialen si “gjykatë e turpshme”.
“Baba i Calit ndërroi jetë pa pasur mundësinë që, për herë të fundit, t’ia shtrëngojë dorën të birit. Pa pasur mundësinë ta përqafojë, të çmallet, qoftë edhe për pak çaste, para se të largohej nga kjo botë. Calit iu mohua takimi i fundit me të atin. Kjo nuk është drejtësi. Kjo nuk është njerëzi. Gjykatë e turpshme”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.



