“Vdekja e bardhë” e rusëve

25 shkurt 2022 | 22:05

Ky njeri i buzëqeshur me pushkë në dorë, është Simo Häyhä, qitës i shquar finlandez, i ashtuquajtur “Vdekja e bardhë”, i cili gjatë Luftës Dimërore midis Bashkimit Sovjetik dhe Finlandës, pati vrarë me pushkën e vet plot 500 rusë.

Kjo luftë sakaq, e zhvilluar midis një vendi dhe populli të vogël si Finlanda, dhe gjigantit sovjetik, pati zgjatur 105 ditë, dhe u pati kushtuar finlandezëve 25 mijë viktima ushtarake, ndërsa sovjetikëve plot 167 mijë të vrarë, teksa Finlanda mbrohej nga vetëm 32 tanke, dhe sovjetikët sulmonin me 6500 tanke.

Interesante është ngjashmëria e këtij agresioni, me mësymjen e Rusisë sot ndaj Ukrainës, teksa atëherë sovjetikët “zyrtarisht” patën kërkuar që kufiri të shtyhej mbi 30 kilometra larg Leningradit, por në të vërtetë synonin ta pushtonin tërë Finlandën dhe të vendosnin një qeveri kukull pro-sovjetike në Helsinki, njëlloj si Putin kërkon sot ta gllabërojë Ukrainën dhe të vendosë qeveri kukull proruse në Kiev.

Nga kjo luftë, Finlanda pati humbur 8% të territorit të saj, por mbas një tjetër lufte (Luftës së Vijimësisë}), ku sovjetikët humbin edhe 300 mijë ushtarë të tjerë, kundër Bashkimit Sovjetik, tashmë Finlanda siguron pavarësinë e saj, ndërsa sovjetikët e kuptojnë se populli i vogël finlandez, nuk dorëzohet lehtë.

Eli Sidheri, përkthyes

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Fjala e Deputetit Hisen Berisha, me rastin e shqyrtimit te…