Vdekja e Diogo Jotas, vjen reagimi i UEFA-s

03 korrik 2025 | 13:46

Federata Evropiane e Futbollit – UEFA ka reaguar pas lajmit për vdekjen e yllit të Liverpoolit, Diogo Jota dhe vëllait të tij, Andre Silva në një aksident të tmerrshëm trafiku në Spanjë.

“Në emër të komunitetit evropian të futbollit, jemi thellësisht të trishtuar të mësojmë për ndarjen tragjike nga jeta të Diogo Jotas, lojtarit të kombëtares portugeze dhe sulmuesit të Liverpool FC, së bashku me vëllain e tij André Silva. Mendimet tona janë me familjen, miqtë, shokët e ekipit dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe”, shkroi shtëpia e futbollit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Yllka Kabashi shpall të pavlefshëm testin e maturës së shkollës…