
Vdekja e dytë nga Ebola, jepet alarmi i epidemisë
01 gusht 2019
| 08:44
Një person ka vdekur nga Ebola duke u bërë vdekja e dy brenda pak kohëve dhe duke dhënë edhe një herë alarmin se sëmundja vdekjeprurëse mund të përhapet sërish.
Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën në Republikën Demokratike të Kongos në qytetin Goma i cili ka rreth 2 milion banorë.
Më shumë se 1.600 njerëz kanë vdekur nga Ebola në Republikën Demokratike të Kongos që kur filloi shpërthimi i saj në gusht 2018 por ato vdekje kanë ndodhur në zona më të largëta.