Vdekja e Papës, shtyhen ndeshjet e Serisë A

21 prill 2025 | 11:40

Papa Françesku ka vdekur sot në moshën 88 vjeçare.

Ky lajm i ka pikëlluar njerëzit anembanë rruzullit tokësor.

Për shkak të kësaj janë anuluar shumë aktivitete kulturore e sportive, përfshirë edhe katër ndeshjet e Serie A, që ishin paraparë të luheshin sot.

Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina, Genoa-Lazio si dhe Parma – Juventus, do të transmetoheshin edhe në platformën kryesore televizive në trojet shqiptare, Artmotion.

Se kur do të luhen këto ndeshje ende nuk është bërë e ditur, por në njoftimin e ligës italiane thuhet se për orarin e ri do të njoftohet me kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ed Arnold, ekspert ushtarak pranë Institutit Britanik të Shërbimeve Mbretërore…