Vdekjet nga Covid-19 do të jenë dy herë më të larta se në valën e parë
Sipas kryeministrit Boris Johnson, vdekjet e personave nga Covid-19 mund të jenë dy herë më të larta gjatë dimrit sesa ishin në valën e parë të pandemisë. Në një deklaratë parlamentare ai pritet të thotë se nuk ka “asnjë alternativë” tjetër përveç bllokimit katërjavësh të gjithë Anglisë.
Por Johnson do të shpjegojë se ai kishte “të drejtë të provonte çdo mundësi të mundshme” përpara se t’i urdhëronte njerëzit të qëndronin në shtëpi.
Laburistët kanë thënë se do ta mbështesin bllokimin, por kritikuan vonesën.
Johnson njoftoi në një konferencë shtypi në “Downing Street” të shtunën, se masa të rrepta do të vendoseshin në të gjithë Anglinë nga e enjtja, duke mbyllur pub-et, restorantet, palestrat, dyqanet jothelbësore dhe vendet e adhurimit.
Detajet e plota të rregullores pritet të publikohen përpara se deputetët të votojnë për masën ditën e mërkurë.



