
Vdes 20-vjeçarja nga Krusha e Rahovecit, ishte aksidentuar para 8 ditësh
25 maj 2022
| 19:39
Ka ndërruar jetë, e reja Edona Avdullahu nga Krusha, e cila ishte aksidentuar më 17 maj në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.
E ndjera ishte 20-vjeçare.
Para 8 ditësh Policia e Kosovës në njoftimin e saj kishte bërë të ditur se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Për vdekjen e Edona Avdullahut ka shkruar edhe faqja e Krushës së Madhe në “Facebook”.