Vdes 24-vjeçari që u godit para një jave nga vetura në Malishevë

22 korrik 2025 | 21:13

Një 24-vjeçar që ishte goditur para një jave nga një veturë në Malishevë, e që po trajtohej në QKUK, ka vdekur sot.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Sheremet Elezaj.

“Më datë 15.07.2025, në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një këmbësor, mashkull i moshës madhore, ishte goditur nga një veturë. Pas aksidentit, i lënduari ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ku ka vazhduar të trajtohet deri më sot, kur jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Elezaj.

Ai bëri me dije se për vdekjen e viktimës është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump u kap në befasi javën e kaluar…