Vdes aktori i njohur amerikan

13 dhjetor 2023 | 08:46

Andre Braugher, ylli i “Brooklyn Nine-Nine”, “Homicide: Life on the Street”, “Men of a Certain Age” dhe “Glory”, ka vdekur në moshën 61-vjeçare.

Vdekja e aktorit amerikan u konfirmua për BBC nga agjentët e tij.

Sipas tyre, Andre kishte një sëmundje të shkurtër.

Braugher shpesh portretizoi një oficer policie gjatë karrierës së tij, duke interpretuar në role dramatike dhe komike.

I lindur në Çikago, ai u diplomua në Universitetin e Stanfordit përpara se të ndiqte Shkollën Juilliard për dramë.

Përformanca e Braughter është vlerësuar lart nga kritikët.

Duke folur për BBC News në fillim të këtij viti, producenti i filmave aksion, Tom Fontana, kishte thënë se prania e Andre Braughter në ekran është elektrizuese, rrezaton karizëm dhe energji.

“Nuk kisha parë kurrë një aktor të tillë në televizion. Ritmet e tij ishin shumë unike”, kishte thënë Fontana.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
SPAK-u kërkon autorizim për “arrest shtëpie/arrest me burg“ për ish-kryeminisrin…