
Vdes anëtari i Nismës dhe ish-luftëtari i UÇK-së
24 mars 2021
| 20:06
Nisma Socialdemokrate ka njofuar se ka ndërruar jetë Esat Krasniqi, ish-luftëtar dhe anëtar i partisë.
Ja njoftimi i plotë:
“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish luftëtarit të lirisë së Kosovës, njëherësh edhe anëtar i NISMA-s në Prizren, Esat Krasniqi.
Esat Krasniqi do të mbetet në kujtesën tonë si intelektual e patriot i cili gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi, miqve dhe gjithë atyre që e kanë njohur të ndjerin!
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, FL