
Vdes doktor Rifat Lila, Lekaj e ngushëllon familjen dhe gjithë Gjakovën
Sot, Gjakova ka humbur doktorin e çmuar Rifat Lilën.
Lajmin për vdekjen e dr. Rifat Lilës e ka bërë me dije përmes “Facebook”-ut, deputeti Pal Lekaj l, i cili dr. Lilën e ka vlerësuar si një bamirës, i dashur me të gjithë, puntor i madh, shkrimtar, atdhedashës dhe mik i mirë.
Postimi i plotë i Lekajt:
Lamtumirë miku im i çmuar Dr. Rifat Lila.
Sot, Gjakova ka humbur Qyetarin e Nderit, Dr. Rifat Lila. Ai ishte gjithmonë i buzëqeshur, bamirës, i dashur me të gjithë, puntor i madh, shkrimtar, atdhedashës dhe mik i mirë.
Bashkëpunimi me Doktorin ishte i lodhshëm për nga puna por i mrekullueshëm për nga motivi. Sot Gjakova falë bashkëpunimit që kemi pasur ka një nga qendrat mjeksore më të mirat në rajon. Ashtu si ishe bashkëpuntor si koleg e si qytetar i këtij vendi të jam falenderues gjithë jetën.
Doktor ishe gjithmonë afër familjes time dhe çdo familje në Gjakovë je shembulli dhe udhërrefyesi më i mirë që duhet ndjekur.
Faleminderit për gjithqka që ke bërë për ne.
I shpreh ngushëllime bashkëshortes Silvanës, familjarëve, nipave, mbesave, familjes Lila, kolegëve, qytetarëve të Gjakovës dhe të gjithë atyre që e njohën.
Doktor, veprat e tua nuk do vdesin asnjëherë.
Lamtumirë miku im!