Vdes Drejtori i Burgut të Durrësit
05 prill 2026
| 20:45
Është ndarë nga jeta Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, Edmond Llabani.
Ai mori detyrën në këtë institucion pas arratisjes së Altin Ndocit, duke marrë drejtimin e burgut në një moment të ndjeshëm për sigurinë, raporton Euronews.al.
Në janar të këtij viti, pak kohë pas marrjes së detyrës në Durrës, ai kishte pësua hemorragji cerebrale, që ia kishte rënduar gjendjenm shëndetësore.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.



