Vdes futbollisti i njohur, një nga kampionët e parë të Evropës

06 dhjetor 2020 | 10:49

Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e sportit. Viktor Ponedelnik është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare dhe ky lajm i trishtueshëm është dhënë nga vajza e tij në rrjetet sociale ditën e djeshme. Ish-sulmuesi është shpallur kampion Europe në vitin 1960, në turneun madhor që u zhvillua në Francë.

Jo vetëm kaq, por Ponedelnik shënoi edhe golin që vendosi finalen dhe i dha trofeun ish-Bashkimit Sovjetik, që mundi Jugosllavinë me rezultatin 2-1 në shtesë. EURO 1960 ishte i pari Europian, ku morën pjesë edhe Franca e Çekosllovakia.

Karrierën e tij Ponedelnik e kaloi në Rusi, ku luajti nga viti 1956 deri në vitin 1966 me skuadra si Torpedo, FC SKA Rostov-on-Don, CSKA Moscoë, SKA Rostov-on-Don dhe FC Spartak Moscoë. Pasi e mbylli karrierën si futbollist ai nisi të punojë si trajner, gazetar sportiv dhe ishte këshilltar i presidentit të Federatës ruse të Futbollit.

Ponedelnik ka marrë çmime të ndryshme në Rusi për atë që bëri në futboll. Me kombëtaren e vendit të tij ai shënoi 20 gola në 29 ndeshje, ndërkohë që në gusht të vitit 2015 i ngritën edhe një monument me kupën në dorë, në stadiumin e Rostov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka shqiptuar 747 gjoba për mosrespektim të…