
Ndahet nga jeta gazetari Sylejman Shaqiri
19 prill 2025
| 10:11
Ka vdekur sot gazetari kosovar, Sylejman Shaqiri.
Lajmin e kanë bërë të ditur vajza e të ndjerit përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.
Njoftimi:
Njoftim mortor!
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se më i dashuri ynë – Sylejman Shaqiri u nda nga jeta sot, duke lënë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat tona.
Lamtumira jonë është e rëndë, por mirënjohja për jetën që ndamë me të është e pafund.
Rreth ceremonisë së varrimit do të ju njoftojmë së shpejti!
Të gjithë ata që duan të nderojnë kujtimin e tij janë të mirëseardhur.
Pusho në paqe, Babi. Do të të duam përjetësisht!
Familja Shaqiri