Vdes gruaja shtatzënë e fotografuar gjatë evakuimit, nuk shpëton as foshnja

14 mars 2022 | 08:35

Një grua shtatzënë e cila u fotografua duke u evakuuar nga një maternitet i bombarduar në qytetin ukrainas të Mariupol, ka vdekur së bashku me foshnjën e saj.

Ajo u dërgua me urgjencë në një spital tjetër pas sulmit rus javën e kaluar, raportoi agjencia e lajmeve AP, përcjell Telegrafi.

Por ndërsa mjekët u përpoqën ta shpëtonin – dhe duke kuptuar se po humbiste fëmijën e saj – thuhet se ajo bërtiti: “Më vrisni tani!”.

Foshnja u lind me prerje cezariane, por nuk tregoi “asnjë shenjë jete”, ka bërë të ditur kirurgu.

Duke u fokusuar tek gruaja, “më shumë se 30 minuta reanimim i nënës nuk dhanë rezultat”.

“Të dy vdiqën”, ka bërë të ditur kirurgu.

Pas bombardimeve, Rusia mohoi se kishte realizuar sulme në një spital në qytetin port.

Ambasadori i saj në OKB dhe ambasadori i saj në Londër, thanë se imazhet e mizorisë ishin “lajme të rreme”.

Një grua tjetër që ishte në ndërtesë në atë kohë, blogerja e bukurisë Mariana Vishegirskaya, tha se “xhamat, kornizat, dritaret dhe muret u shpërthyen” kur filloi sulmi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vitin 2021 Shqipëria importoi 130 miliardë lekë (1,06 miliardë)…