Vdes i riu që u plagos mbrëmë në Klinë

17 qershor 2021 | 09:48

Mbrëmë në Klinë u plagos rëndë një i ri nga fshati Rixhevë i Klinës.

Fatkeqësisht V. Balaj, nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të mëdha dhe ka vdekur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“V.Balaj a vdekur rreth orës 02:15 gjatë natës, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës mbrëmë ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar.

“Sot (mbrëmë) rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ka deklaruar sërish se nuk…