Vdes i riu që u plagos në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës

31 maj 2025 | 19:13

Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi, pas debatit që ndodhi mes tij dhe një shtetasi shqiptar me inicialet E.B., 23-vjeç.

Sipas raportimeve të portalit “Jepi Zë”, ai fillimisht ishte plagosur rëndë dhe u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

 

 

Lajmin për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu përmes një postimi në Facebook.

 

 

Sipas Policisë së Malit të Zi, autori E.B u arrestua në kanionin e lumit Moraça, dhe po përballet me akuza për vrasje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i është përgjigjur Kurtit pas…