Vdes ikona e peshëngritjes shqiptare, Ferit Berberi

14 dhjetor 2021 | 13:29

Është ndarë nga jeta ikona e peshëngritjes shqiptare, Ferit Berberi. Lajmin e ka konfirmuar gazetar Defrim Methasani.

“Shuhet një tjetër ikonë e sportit dhe peshëngritjes shqiptare, Ferit Berberi, “Mjeshtër i Madh”. Pak ditë më parë e telefonova dhe e urova, sepse bëri 75 vjeç. Zëri në fakt nuk mu duk kumbues si herët e tjera. Si duket sëmundja e mushkërive e kish ngrënë pak e nga pak kollosin e shtangës, ish-trajnerin e suksesshëm dhe sekretarin e federatës për shumë vite. Dinamo dhe kombëtarja, të cilat ai i drejtoi, njohën para viteve 90-të shembullin e njeriut të punës dhe sakrificës, shoqëruar me rezultate të niveleve ndërkombëtare. Lamtumirë kampioni i heshtur Ferit Berberi dhe u prehsh në paqe!”, ka shkruar Defrim Methasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), Serbia hapi…