Vdes ish-kryetari i KB Trepça, Mehmet Tahiri

08 shtator 2025 | 16:35

Ka vdekur ish-kryetari i Klubit të Basketbollit Trepça, Mehmet Tahiri. Ky lajm i dhimbshëm u bë i ditur nga vet klubi përmes rrjeteve sociale.

Klubi i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe krejt atyre që e kanë njohur tashmë të ndjerin.

“Klubi ynë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë atyre që e njihnin. Trashëgimia dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. U prehtë në paqe”, thuhet në postimin e skuadrës mitrovicase

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një milionë euro është vlera e skemës së nënshkruar mes…