Vdes ish-punëtori i Rilindjes, Agim Potera

10 mars 2026 | 09:04

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, në Prishtinë ka ndërruar jetë Agim Potera, ish-punëtor shumëvjeçar i ndërmarrjes “Rilindja”, përkatësisht i rrjetit të shpërndarjes së gazetave. Gjatë viteve të punës së tij, Potera u njoh nga kolegët si një punëtor i përkushtuar dhe shumë serioz në detyrë. Ata që patën rastin ta njohin e përshkruajnë si një njeri të qetë, të shoqërueshëm dhe fjalëpak. Familjarët kanë bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit do t’i njoftojnë miqtë dhe të afërmit me kohë. Stafi i redaksisë së gazetës “Epoka e re” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Potera, si dhe të gjithë shokëve dhe miqve të të ndjerit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një javë pasi Donald Trump e quajti qeverinë spanjolle "të…