Vdes ish-sekretari i Shtetit, Colin Powell

18 tetor 2021 | 14:54

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, ka vdekur në moshën 84-vjeçare nga komplikimet të shkaktuara si pasojë e Covid-19, ka njoftuar familja e tij.

Powell, ka qenë ish-oficer i lartë ushtarak dhe i pari afrikano-amerikan që u emërua Sekretar i Shtetit.

Emërimi i tij ishte bërë në vitin 2000 kur president i ShBA-së ishte, George W Bush.

“Ne kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur”, thuhet në deklaratën e familjes.

“Ne duam të falënderojmë stafin mjekësor për trajtimin e tyre të kujdesshëm”, thuhet në deklaratë.

Powell ka qenë një këshilltar ushtarak i besueshëm i një numri të madh të politikanëve kryesorë amerikanë.

Ai gjithashtu ka shërbyer në luftën e Vietnamit, një përvojë që më vonë e ndihmoi në përcaktimin e strategjive të tij ushtarake dhe politike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi është bashkuar me Paris Saint Germain gjatë afatit…