Vdes ish-trajneri i Prishtinës, Ejup Mehmeti

18 qershor 2025 | 15:58

Ka vdekur ish-trajneri i Prishtinës, Ejup Mehmeti në moshën 75-vjeçare.

Ejup Mehmeti, i njohur më pas si Kapiti, ka qenë trajner i Prishtinës në vitin 2012, duke ndihmuar në ndërtimin e ekipit dhe zhvillimin e talenteve të rinj.

Si futbollist, Mehmeti ka luajtur për Prishtinën në vitet e 70-ta, kur ekipi nga kryeqyteti bënte gara në Ligën e Dytë të ish-Jugosllavisë.

Pas karrierës si futbollist, ai ndoqi rrugën akademike, duke përfunduar shkollimin në Sarajevë ku magjistri në futboll dhe u pajist me licencë profesionale të trajnerit nga UEFA.

Ka qenë pjesë e stafit teknik në disa skuadra të njohura nga Gjermania, përfshirë Hamburgun kurse në vitin 2021 u nderua me mirënjohje për Vepër Jetësore nga Komuna e Prishtinës, përkatësisht drejtoria e Sportit.

Varrimi i Mehmetit, do të bëhet të premten në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli pas zyrtarizimit të Kevin De Bruyne nuk ka ndër…