Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Asllan Istrefi

01 nëntor 20:01

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Asllan Istrefi.

Lajmin për vdekjen e Istrefit, i cili shërbeu edhe si mësimdhënës, drejtor shkolle profesor e bëri të ditur profesori Pajazit Hajzeri.

“Profesorin e njoha shumë vite më parë, në fillimet e rrugëtimit tim. Profesori do të na mungoi që të takohemi, të bisedojmë, të konsultohemi, të shkëmbejmë mendime, ide dhe literaturë për çështje të ndryshme historike dhe kombëtare”, ka shkruar Hajzeri.

Tutje, ai tha se Istrefi ishte autor i disa librave, ku sipas tij, dy veçse ishin në përfundim e sipër, por që s’arriti t’i shoh të botuara.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta, e ka lëvduar ish-kundërshtarin e…