Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Bejtush Hoxha

28 shtator 2025 | 18:30

Ka vdekur sot Bejtush Hoxha, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një njoftim në Facebook, faqja Zona Operative e Llapit “Zoll” ka bërë të ditur vdekjen e Hoxhës, duke i shprehur ngushëllime familjes dhe ish-bashkëluftëtarëve të tij.

Tutje, theksohet se nga moskujdesi institucional për rehabilitimin e luftëtarëve të lirisë po bën që shumë prej tyre ta humbin betejën me jetën dhe të ikin në amshim.

“Të dashur bashkëluftëtarë, sot u nda nga kjo botë edhe një vëlla i armës. Për kohën e varrimit do të ju njoftojmë me kohë”.

“Nderime, bashkëluftëtar! Të qoftë i lehtë dheu i lirisë, Bejtush Hoxha”, thuhet në shkrimin e lëshuar nga Zona Operative e Llapit “Zoll”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një…