Vdes kampioni i Botës me Gjermaninë

05 gusht 2025 | 15:39

Futbolli gjerman është në zi: Frank Mill, fitues i Kupës së Botës me Gjermaninë në Botërorin “Italia 90”, ka vdekur në moshën 67 vjeçare, raporton “Bild”.

Ish-sulmuesi i Borussia Dortmund dhe Fortuna Düsseldorf vdiq nga një atak në zemër.

Ai kishte vuajtur më parë nga një sëmundje e ngjashme në fund të majit, pasi mbërriti në aeroportin Malpensa për një dokumentar mbi “Italia 90”.

Në atë rast, ekipet e shpëtimit, që mbërritën me helikopter, arritën ta ringjallnin atë pas disa minutash pa ndjenja.

Ai ishte trajtuar së fundmi në Essen. Mill lë pas gruan e tij, Vanessa, dhe dy fëmijë, njëri prej të cilëve është i birësuar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dren Hajdari nga Prishtina shpall të pavlefshme dëftesën e klasës…