Vdes krijuesi i PDF-it

19 prill 2021 | 19:44

Bashkëthemelues i Adobe-s, Charles “Chuck” Geschke, i cili ndihmoi në krijimin e PDF-së , ka vdekur në moshën 81 vjeç, sipas një komunikate të kompanisë.

“Kjo është një humbje e madhe për krejt komunitetin e Adobe-s dhe industrisë së teknologjisë, për të cilin ai ka qenë udhërrëfyes dhe hero për dekada”, ka thënë shefi ekzekutiv i Adobe-s, Shantanu Narayen në një e-mail drejtuar punëtorëve të Adobe-s.

“Si bashkëthemelues të Adobe-s, Chuck dhe John Warnock, kanë zhvilluar një softuer revolucionar që revolucionarizoi se si njerëzit krijojnë dhe komunikojnë”, ka thënë Narayen.

Presidenti Obama i kishte nderuar Warnock-un dhe Geschke-n me Medaljen Kombëtare të Teknologjisë më 2009.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar Blerim Latifi ka komentuar mbledhjen e sotme të…