Vdes kryetari i familjes më të madhe në botë

14 qershor 2021 | 11:56

Një burrë 76-vjeçar që besohet të jetë kryetari i familjes më të madhe në botë ka vdekur në shtetin Mizoram të Indisë.

Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, ka vdekur të dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.

Lajmi është konfirmuar nga kryeministri i Mizoram, Zoramthanga, i cili ka ngushëlluar familjarët, nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”.

Mjekët i kanë thënë agjencisë së lajmeve “PTI” se gjendja e Chana ishte përkeqësuar në shtëpi në fshatin e tij, Baktawng Tlangnuam. Ai ishte dërguar me urgjencë në spital të dielën në mbrëmje, por kishte mbërritur pa shenja jete, raporton “BBC”.

Megjithatë, është e vështirë të thuash nëse Chana ishte me të vërtetë kryefamiljari i familjes më të madhe në botë, pasi ka të tjerë që pretendojnë titullin, shkruan “TCh”.

Është gjithashtu e vështirë të vlerësosh madhësinë e saktë të familjes së Chana. Të paktën një raport pretendon se ai kishte 39 gra, 94 fëmijë, 33 nipër e mbesa dhe një stërnip, që shkon deri në 181 persona.

Ndërsa raporte të ndryshme lokale të lajmeve e kanë referuar atë si mbajtës të “rekordit botëror” për një familje kaq të madhe, por është e paqartë se cili rekord global është.

Pavarësisht nëse ka thyer rekord botëror apo jo, Chana dhe familja e tij janë një “atraksion për turistët”, të cilët vijnë në fshatin e tyre në veri-lindje të Indisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore e Prishtinës e ka hedhur poshtë aktakuzën për…