Vdes laboranti i Klinikës Gjinekologjike në QKUK

26 tetor 2021 | 13:46

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar për vdekjen e laborantit mjekësor, Fahredin Mustafa, i cili për shumë vjet ka shërbyer në Laboratorin e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare Kosovës.

“Gjatë punës së tij, Fahredini shërbeu me përkushtim të madh dhe profesionalizëm, duke ofruar shumë shërbime për pacientet e shtrira në këtë klinikë”.

“Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe”, është thënë në njoftimin e ShSKUK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar nikoqiren…