Vdes legjenda e futbollit shqiptar, Milutin Kërçiç

07 shkurt 2021 | 13:00

Në orët e hershme të së dielës, ka ndërruar jetë ish-futbollisti shqiptar, Milutin Kërçiç.

Është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut dhe ekipit kombëtar, Milutin Kërçiç.

Sipas mediave shqiptare, thuhet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ai më herët ishte nënshtruar operacionit në zemër.

Milutin Kërçiç është padyshim një nga futbollistët më të mirë në gjithë historinë e klubit korçar.

Prej gati 30 vitesh jetonte në Guci të Malit të Zi prej dhe nga kishte origjinën e babait.

Nga viti 2010 është rikthyer dhe një herë tek Skënderbeu pasi ish-presidenti i ekipit korçar Agim Zeqo e ka përfshirë për gati 3 sezone në stafin e ekipit.

Edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar në rrjetin e tij social, “Facebook”, lidhur me vdekjen e futbollistit shqiptar.

Meta e cilësoi si humbje të madhe ndarjen e parakohshme nga jeta të Kërçiçit ku tha se ishte një talent i jashtëzakonshëm dhe model ideal i lojtarit perfekt në fushë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Ganimete…