Vdes “Mbretëresha e Rock n Rollit”, Tina Turner

24 maj 2023 | 23:18

Tina Turner, një nga vokalistet më të mëdha të rock-ut dhe interpretueset më karizmatike, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i saj.

“Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’-it ka vdekur sot e qetë në moshën 83-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër. Me të, bota humbet një legjendë muzikore dhe një model”, deklaroi ai.

Ylli i lindur në SHBA ishte një nga këngëtaret më të pëlqyera të muzikës rock, e njohur për praninë e saj në skenë dhe një sërë hitesh, duke përfshirë The Best, Proud Mary, Private Dancer dhe What’s Love Got To Do With It.

E quajtur Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it, Tina Turner ishte e famshme për performancat e saj të egra dhe energjike në skenë dhe vokalin e fortë e të fuqishëm.

Ajo fitoi tetë çmime Grammy dhe u fut në Rock ‘n’ Roll Hall of Fame në 2021 si një artiste solo, pasi u fut për herë të parë së bashku me Ike në 1991.

Pas influencës së saj si këngëtare solo , Hall of Fame vuri në dukje se si ajo kishte “influencuar idenë se si një grua e zezë, që dikur ishte e kufizuar, mund të pushtonte një skenë muzikore dhe të ishte njëkohësisht një fuqi shumëdimensionale artistike “.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elon Musk pret që inteligjenca artificiale (IA) të përdoret nga…