Vdes në aksident trafiku në Zvicër, djali i heroit të kombit Jashar Salihu

15 qershor 2026 | 10:26

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Zvicër, ku si pasojë i riu Blerim Salihu, djali i heroit të kombit, Jashar Salihu, humbi jetën.

Lajmi është bërë me dije nga familjarët e të ndjerit.

“Familjarë shokë dhe miq, me dhimbje të thellë ju njoftoi se mbrëmë pas një aksidenti tragjik në Zvicër, ka humbur jetën djali i axhës tonë Blerim Jashar Salihu, (Blerimi ishte i biri i Gjeneral Jashar Salihut)” është thënë njoftimin mortor.

Të njëjtit nuk kanë treguar ende për kohën dhe vendin e varrimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Suedia e ka nisur në mënyrën më të mirë të…