Vdes në moshë të re minatori i Trepçës, Rexhep Pllana

07 korrik 2025 | 12:47

Minatori i ndërmarrjes Trepça, Rexhep Pllana ka vdekur.

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës u ka shpehur ngushëllime familjarëve, ndërsa njoftoi për vdekjen e 36-vjeçarit.

“Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shpreh ngushëllime me rastin e vdekjes së kolegut tonë Rexhep Pllana. Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtarit të sindikatës dhe minatorit të Ndërmarrjes Trepça – Flotacion Stan-Tërg, Rexhep Pllana. Ngushëllime familjes Pllana, bashkëpunëtorëve dhe gjithë kolegëve minatorë për këtë humbje të madhe. Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ultimatumeve të njëpasnjëshme për lirimin e hapësirave publike, kryeministri…