Vdes në moshën 48-vjeçare pianisti i famshëm italian

15 maj 2020 | 13:04

Ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare muzikanti, Ezio Bosso.

Dirigjenti, kompozitori dhe pianisti ka humbur jetën në shtëpinë e tij në Bolonjë.

Muzikanti i famshëm italian, i cili ka shëtitur botën, zbuloi më herët se vuante nga një patologji neurodegjenerative.

Ishte pikërisht kjo sëmundje që e bëri Bosson që të tërhiqej nga skena në shtator të vitit 2019. “Unë nuk mund të luaj më”, tha ai kur njoftoi për lajmin e hidhur.

Muzikanti shumë i talentuar dhe i jashtëzakonshëm, u zbulua nga publiku i gjerë në vitin 2016, kur Carlo Conti e ftoi në Festivalin e “Sanremos” si i ftuar nderi.

Ndërkohë në këtë moment të vështirë, familjarët dhe kolegët e tij, u kërkojnë të gjithëve që të respektojnë privatësinë e tij. Funerali do të zhvillohet në forma rreptësisht private.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara fajësuan grupin ekstremist Shteti Islamik (IS) dhe…