Vdes në Nish plaku shqiptar, ishte duke ardh në vendlindje me autobus nga Gjermania

15 maj 2025 | 11:50

Nga vendi i ngjarjes: Plaku shqiptar nga Maqedonia e Veriut vdes ne Nish, rrugës nga Gjermania për në vendlindje. Rrugët e gurbetit kanë marrë shumë jetë të mërgimtarëve tanë këto vitet e fundit, dikush në aksidente e ndokush nga perëndia. Sot në orën 10 të mëngjesit ka ndërruar jetë plaku 70-vjeqar në autobus i cili udhëtonte nga Gjermania për në vendlindje me autobusin “Euro Bus”, njofton gazeta zvicerane ne shqip LeCanton27.ch

Mësohet se i ndjeri është nga Maqedonia Veriore, duket nga Struga. Ndihma e parë u është dhënë nga bashkatdhetarët të cilit ishin ndalur në një parking afër restorantin “A1 Express Resataurant” në Miahojlovac, mes Beogradit dhe Nishit.

Pas reth 30 minutash në vendin e ngjarje kanë arritur edhe ndihma e parë dhe polica serbe të cilët provuan aty për aty të bëjnë diçka, por e kot dhe pas pak e kane dërguar ne spitalin e afërm. Shkaqet e vdekjes se plakut shqiptarë ende nuk dihet, por duket me shume nga vdekja natyrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka thënë të enjten se…