
Vdes në QKUK i aksidentuari në Prizren
16 janar 2021
| 11:26
Një persona ka vdekur në QKUK, ku po trajtohej pas plagëve të marra pas një aksidenti në Prizren me 13 janar në Prizren.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Rr. Besim Shala, Prizren 13.01.2021 – 19:15. Lidhur me rastin, me 15.01.2021 i dyshuari mashkull kosovar drejtuesi i veturës, i cili kishte pësuar lëndime, ka ndërruar jetë në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton PK.