Vdes në rrethana të paqarta i riu nga Lipjani

07 korrik 2025 | 11:01

I riu Agon Zejnullahu ka humbur jetën në Lipjan, në orët e para të së hënës. Rrethanat e vdekjes së të riut ende mbeten të paqarta.

Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur edhe i pari i Lipjanit, Imri Ahmeti, transmeton Klankosova.tv.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të më të dashurit tuaj Agon Zejnullahut, Kjo ngjarje e rëndë ka prekur thellë jo vetëm familjen tuaj, por edhe gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit. Në këto momente të dhimbshme, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Zejnullahu, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin Agonin.  Zoti e mëshiroftë!”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ashpër ndaj rritjes…