Vdes në Shqipëri 20-vjeçari nga Rahoveci, shkoi me shokë për pushime

15 korrik 2025 | 12:35

Një 20-vjeçar nga Kosova ka vdekur në Shqipëri. Bëhet fjalë për Anid Hoxhën nga Rahoveci.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari kësaj komune, Smajl Latifi. Latifi tha se i riu po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar.

“Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Anidin!”, tha Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiponja e Gjakovës do të ketë kundërshtar të vështirë në…