Vdes në spital futbollisti që u godit nga rrufeja

12 shkurt 2024 | 13:39

Një futbollist në Indonezi ka humbur jetën në mënyrën tragjike, pasi u godit nga rrufeja gjatë një ndeshje të luajtur të shtunën pasdite.

Momenti kur futbollisti u godit nga rrufeja është kapur në kamera. Incidenti i rëndë ndodhi në stadiumin “Siliwangi” të Javas Perëndimore, teksa 35-vjeçari Septain Raharja po luante në një ndeshje miqësore mes 2 FLO FC Bandung dhe FBI Subang.

Sipas raportimeve, futbollisti ishte ende i vetëdijshëm pasi u godit nga rrufeja dhe u dërgua me urgjencë në një spital lokal, por ndërroi jetë pak orë pas ngjarjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Qëndrimi i Greqisë sa i përket Kosovës mbetet i pandryshuar”,…