
Vdes nëna dëshmorit të kombit, Ahmet Kaçiku
04 tetor 2025
| 15:09
Ka vdekur Velime Kaçiku, nëna e dëshmorit të kombit, Ahmet Kaçiku dhe veteranëve të UÇK-së, Heset Kaçiku dhe Lumnije Kaçiku.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët, përmes një njoftimi në rrejtin social “Facebok”.
“Të nderuar miq Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot më 04.10.2025, ndërroi jetë nëna e dëshmorit të kombit Ahmet Kaçiku. Velime Kaçiku. Malli dhe kujtimi për të nuk do të shuhet kurrë”, shkroi Festim Kaçiku.