Vdes nëna e pesë djemve të vrarë në masakrën e Mejës

02 qershor 2021 | 11:30

Ka ndërruar nëna e pesë djemve të vrarë nga forcat serbe në masakrën e Mejës.

Zoje Prendit serbët më 27 prill 1999 ia kanë vrarë pesë djem: Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin dhe Gjergjin.

Fotoja e nënës Zoje Prendi është e vendosur në Muzeun e Kujtesës në Prishtinë.

“Sot qenka shuar Zoje Prendi, nëna që ia fali Kosovës pesë djem të vrarë në masakrën e Mejës, Viktorin, Sokolin, Markun, Robertin dhe Gjergjin, qenka shuar portreti i poezisë sime ‘Rrëfimi për një nënë’, i botuar në antologjinë ‘Dritë mbi plagë’. Kjo kroniste e rënies tragjike të Gjakovës. Fotoja e nënës Zoje Prendi është në Muzeun e Kujtesës në Prishtinë, kujtimi për të nuk vdes sot dhe këtu!”, ka shkruar Eduard Frrokaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në masakrën e Mejës ishin vrarë 372 civilë shqiptarë të Kosovës nga policia serbe dhe forcat e ushtrisë serbe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Joe Biden ishte të martën në Tulsa të Oklahomës…