Vdes nënoficeri i FSK-së Sabit Mazreku, ceremonia e varrimi bëhet në orën 18:00

16 qershor 2025 | 11:43

Pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, rreshter i Klasit të Parë, Sabit Mazreku.

“Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë pjesëtarëve të FSK-së.
Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën ‘Evropianët e rinj’ në Pomozotin, sot me datë 16.06.2025, nga ora 13:00-14:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet nga ora 18:00 në varrezat e fshatit Goriq, Komuna e Malishevës”, ka njoftuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

Sabiti ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në brigadën 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut, pas përfundimit të luftës vazhdon në Batalionin Gardist, të Zonës së Dytë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, për të vazhduar punën pas transformimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës në Brigadën e Mbështetjes Operacionale, dhe nga jeta u nda duke shërbyer si nënoficerë i lartë në Gardën Kombëtare të FSK-së

I ndjeri pas vetës ka lënë bashkëshorten dy djem dhe një vajzë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha (Koherenca dhe transparenca janë burimi kryesor i…