Vdes nga Covid-19 zyrtari i Gjykatës Kushtetuese

31 korrik 2020 | 21:49

Ish-drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Gjykatë Kushtetuese, Shefqet Berisha, ka vdekur nga Covid-19. Lajmin e ka dhënë kolegu i tij përmes një shkrimi në “Facebook”.

Rreth 600 pacientë janë të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare dhe në spitalet e tjera të vendit, 398 prej të cilëve janë të konfirmuar me Covid-19.

Detaje rreth gjendjes së tyre ka dhënë Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. Sipas raportit të fundit të ShSKUK-së, 15 pacientë janë në respiratorë, 24 me CPAP dhe 365 të tjerë me oksigjenoterapi.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24-orëshin e fundit janë konfirmuar 226 raste të reja me Covid-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

IKShP-ja ka njoftuar edhe për shërimin e 115 pacientëve.

Numri i rasteve të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 8 330, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vjet u mbushën nga vdekja e regjisorit Bekim Lumi.…