Vdes nga koronavirusi aktori 41-vjeçar i Hollywood-it

06 korrik 2020 | 13:30

Aktori i Hollywood Nick Cordeiro ka vdekur nga koronavirusi. Cordeiro ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare dhe prej 90 ditësh ishte i shtruar në spital në Los Angeles për shkak të komplikacioneve nga Covid-19.

Gruaja e aktorit Nick, Amanda Clutes ka dhënë lajmin e trishtë përmes një postimi në Instagram.

Tani Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë. Burri im i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ai e donte shumë familjen e tij, dhe tani ai e ka lënë këtë botë të buzëqeshur. Kam dhimbje, zemra ime është e thyer sepse nuk mund ta imagjinoj jetën tonë pa atë. Nick kishte një dritë. Ai ishte shoku i të gjithëve. Ai e donte shumë të dëgjonte, të ndihmonte dhe të fliste. Ai ishte një aktor dhe muzikant i jashtëzakonshëm. Ai ishte një baba dhe burrë i shkëlqyeshëm”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuniteti i basketbollit e ka vlerësuar si shumë pozitive iniciativën…