Vdes nga Koronavirusi publicisti shqiptar

28 prill 2020 | 09:15

Koronavirusi i ka marrë jetën në ShBA publicistit të njohur shqiptar Ilir Hashorva. Lajmi është dhënë nga familjarët e tij, të cilët kanë shkruar mesazhe ngushëllimi.

Hashorva jetonte prej disa vitesh në Nju Jork por, pavarësisht kësaj, kishte bashkëpunime me shumë gazeta shqiptare, me disa shkrime. Ai shqyhej për trajtimin e temave të ndryshme socio-politike dhe çështjen kombëtare.

Ai ka botuar librat “Gandi – jeta”, “Gandi – filozofia dhe feja, gandizmi” dhe “Analiza e komente për Gandin dhe gandizmin”, përkthimin “8 orë nga Anglia” të autorit britanik Anthony Quale – një dëshmi historike e ndodhive të Luftës së Dytë Botërore, hedhur në botim nga autori menjëherë pas fitores të koalicionit antifashist, me dëshmi autentike dhe të pandikuara nga ngjarje të tjera të mëvonshme, si dhe një sërë përkthimesh të tjera.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diskutimet për zbulimin e vaksinës ndaj COVID-19 janë kthyer në…