Vdes një 54-vjeçar në Shqipëri, dyshohet se e mori rrjedha e ujit

08 janar 2026 | 12:51

Prej tre ditësh, në shumë zona Shqipëria vijon të jetë e përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Këtë të enjte është regjistruar edhe viktima e parë nga moti i keq, raporton “Top Channel”.

Një 54-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kanal kullues në afërsi të ish-repartit ushtarak. Paraprakisht dyshohet se viktima A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari nga Presheva rrëfen 22 vite krijimtari, përjashtime politike, sfida…