Vdes një femër në Drenas, kishte shenja dhune

13 shtator 2022 | 09:02

Një femër ka ndërruar jetë në Drenas. Pasi është dërguar për tretman mjekësor, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:00 në Drenas.

Bëhet me dije në raportin e mjekut se viktima ka pasur shenja të dhunës në trup.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima femër kosovare është dërguar për tretman mjekësor, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj. Sipas mjekut, viktima ka shenja dhune në trup. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka caktuar çmimet…