Vdes një grua në Suharekë, Policia nis hetimet

11 korrik 2023 | 11:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në komunën e Suharekës ka vdekur në rrethana të dyshimta.

Sipas njoftimit, e ndjera ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit në gjendje të rëndë shëndetësore, ku pastaj kishte ndërruar jetë.

“Suharekë 10.07.2023-17:47. Raportohet se në gjendje të rëndë shëndetësore ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit viktima femër kosovare, mirëpo e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka arritur në Vilnius të…